<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer në rrjetet sociale. Pas një heshtjeje që nga shfaqja e saj në Kuvend ku mbajti një fjalë pasi u thirr në SPAK dhe ku iu komunikua akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”, numri dy i qeverisë kishte heshtur.

    Ajo nuk foli as pas daljes nga SPAK kur u paraqit për masën e sigurisë, nuk foli as pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi ndaj saj arrestimin. Këtë ditë Krishtlindjesh ajo publikoi disa foto në rrjetet sociale ku thotë se ka kaluar festën në famije lushnjare.

    “Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.

    E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!” – shkruan Balluku. ©LAPSI.al