<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Hetimet e SPAK për skandaIin e tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po hyjnë në një fazë të re.

    Sipas Vox News Prokuroria e Posaçme po heton jo vetëm rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por edhe atë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

    Daniel Shima u zhduk më 20 gusht, ndërsa një ditë më vonë u kthye në banesë në orët e vona të natës. Fillimisht.

    Familjarët e tij e denoncuan zhdukjen pasditen e 20 gushtit, pasi e dashura e tij kishte marrë një mesazh shqetësues ku ai shkruante: “Po më arreston policia”.

    Ndërkohë Policia deklaroi se ai ishte larguar me dëshirë, ndërsa vetë Shima kishte pohuar në mënyrë jozyrtare se ndodhej në Dhërmi.