Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para bҽtejës për imunitetin në Kuvend

Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë të njohur që kanë lidhje zyrtare dhe private me të pandehurën, Belinda Balluku.

Karshilliku i kësaj të fundit përballë SPAK, çoi në agravimin e situatës, duke rënduar jo vetëm pozitën e saj penale për shkak se SPAK i shtoi akuzat, por tashmë duket se e “mbytura”, Belinda Balluku, por merr me vete dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë si dhe biznesmenët klientë të ministrisë.

“Tani ka nisur hetimi…”-i tha një burim pranë SPAK gazetarit Elton Qyno. Dhe realisht në një periudhë kohe prej 20 ditësh, SPAK dhe BKH-ja kanë intesifikuar veprimet hetimore ndaj Belinda Ballukut dhe klanit të saj, ku veç rëndimit të pozicionit juridik të zv/kryeministres së Shqipërisë, një kërkesë për arrestim është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe më tej veprimet hetimore janë shtuar ditën e djeshme, me ushtrimin e 54 kontrolleve në zyra dhe banesa të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe biznesmenëve që kanë përfituar tenderat e paracaktuar nga dyshja Belinda Balluku dhe Evis Berberi.

Ndaj klanit “Balluku” po ndiqet një strategji hetimore për ta futur në unazë (Rrethim), me qëllim goditjen jo vetëm subjektin e posaçëm Belinda Balluku, por edhe krastitjen e degëve të tjera të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën dhe oligarkën që kanë përfituar fondet publike.

Përmes kësaj lëvizje, prokurorët e SPAK Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe shefi i ri i akuzës, Klodian Braho, synojnë njëherësh të shkojnë në komisionin e mandateve me një argument më shumë për të kërkuar dhënien e autorizimit me qëllim arrestimin e ministres Belinda Balluku.

E cila tashmë është kthyer në detyrë dhe sipas prokurorisë ka indicie bindëse se po vijon me të njëjtën formulë të gabuar drejtimi në Ministrinë e Infrastrukturës.

Tashmë çështje ka hyrë në procedurën e saj dhe se SPAK nuk ka më kohën të tërhiqet. Por të vijojë të eci përpara duke hapur hetime të reja, me qëllim futjen në skaner të gjithë personat që kanë pasur një marëdhënie zyrtare apo dhe private me tenderat e administruara nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi.

Sindi Dushku, drejtoresha e Kabinetit të Ballukut, oligarku Ram Geci, Sadik Ismailaj i “Alb-Star”, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, biznesmeni Ilir Shtufi si dhe biznesmenët Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj e të tjerë mësohet të jenë kontrolluar nga SPAK dhe BKH.

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it, është kontrolluar për herë të dytë si dhe marë aparati i telefonit, mëson Syri.net.

Në këto veprime Policia e Shtetit është mbajtur larg duke pasur vetëm rolin e mbështetjes, por jo të kryejë veprime proceduriale kontrolli.

Shumë telefona dhe paisje kompjuterike janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot prokurorët me shumë urgjencë kanë vlerësuar të ligjshme këto sekuestro dhe më pas kanë kërkuar ekspertimin kompjuterik të tyre me qëllim kopjimin e imazheve dhe përmbajtjeve të bisedave të zhvilluara në disa aplikacione telefonike.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në 7 procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa pak ditë më parë ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj. / Elton Qyno – Syri.net /

Related Posts

Gruaja e Mirit lë komentin e saj në videon e këngëtarit me Selin, ja çfarë i shkruan

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr*dhënie kur femra është shta’tzënë, mjekët japin lajmin BEFASUES

Midis frikërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne e…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes, mendimi juaj?

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

Fansat e Big Brother, merrni këtë informacion siç është – ndryshe nga thashethemet!

Sipas burimeve të afërta: 💌 Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer “mesazhe të fshehta” – ata kanë folur bashkë për rreth 1 vit me mesazhe. 🤝 Ata…

E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas…

Things Women Do Secretly (and Almost Never Admit)

Every woman has habits and little actions that only she knows about. There’s nothing strange or shameful about this. However, some of them are usually hidden—due to…