Aksὶdent i frὶkshëm: dy makina përpIasen, njëra përfundon brenda lokalit – çfarë dihet për të pIagosurit?

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përpIasur dy automjete, një mjet tip Range Rover dhe një Citroen me ngjyrë të bardhë.

Sipas raportimeve të një dëshmitari nga vendngjarja për JOQ Albania, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti tip Citroen të përfundojë në ambientet e një lokali buzë rrugës, ku ka pasur përplasje me strukturën e këtij biznesi.

Gjithnjë sipas dëshmisë së qytetarit, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover dhe dy personat që udhëtonin me mjetin tip Citroen, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Dëshmitari shprehet se dyshohet që mjeti tip Range Rover ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ndërsa automjeti i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka dyshohet se ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve. Si pasojë, makina e bardhë ka përfunduar brenda lokalit, ndërsa Range Rover-i është parë më pas duke u larguar nga vendngjarja me karrotrec.

Qytetari ka dërguar edhe pamje nga aksidenti, ku shihet automjeti i bardhë pranë ambientit të biznesit, ndërsa mjeti tip Range Rover po transportohet. Sipas tij, makina e bardhë është lëvizur më pas për të nxjerrë dy personat e lënduar brenda saj.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia, e cila do të sqarojë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Related Posts

Gruaja e Mirit lë komentin e saj në videon e këngëtarit me Selin, ja çfarë i shkruan

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr*dhënie kur femra është shta’tzënë, mjekët japin lajmin BEFASUES

Midis frikërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne e…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes, mendimi juaj?

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

Fansat e Big Brother, merrni këtë informacion siç është – ndryshe nga thashethemet!

Sipas burimeve të afërta: 💌 Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer “mesazhe të fshehta” – ata kanë folur bashkë për rreth 1 vit me mesazhe. 🤝 Ata…

E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas…

Things Women Do Secretly (and Almost Never Admit)

Every woman has habits and little actions that only she knows about. There’s nothing strange or shameful about this. However, some of them are usually hidden—due to…