Sekuestrohet verë me vlerë 3 milion euro në banesën e Agasit

Dhjetëra shishe verë luksoze pa pullë fiskale, me një vlerë të përllogaritur rreth 3 milionë euro, janë sekuestruar në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente biznesmenë dhe, përmes dhunës, i detyronte ata të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT.

Burime hetimore bëjnë me dije se verërat janë konstatuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë njoftuar prokurorin e çështjes. Me urdhër të tij, është vendosur sekuestrimi i menjëhershëm dhe është informuar Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka proceduar me bllokimin e shisheve për shkak të mungesës së pullës fiskale dhe dyshimeve për shmangie të detyrimeve tatimore.

Sipas burimeve, një shishe verë kushtonte nga 7 deri në 10 mijë euro dhe bëhej fjalë për verëra të vjetruara nga 70 deri në 100 vjet. Gjatë veprimeve hetimore, është konstatuar edhe një tentativë për ndërrimin e shisheve, por kjo është bërë e pamundur pasi koleksioni ishte fotografuar dhe dokumentuar më herët në mënyrë të detajuar nga grupi i hetimit.

Koleksioni i verërave do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar burimin e ligjshëm të pasurisë dhe lidhjen e mundshme me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndaj të cilëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, vijojnë të jenë në kërkim, pasi ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre nga autoritetet.

Në të njëjtin procedim penal, Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën dhe zv/drejtoreshën e AKSHIT. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesave për ndryshim mase, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të manipulimit të tenderave.

Related Posts

Dy SHENJAT me më shumë FAT: E shtunë 18 prill 2025

Shenja e parë me më shumë FAT, për ditën e nesërme, e shtunë 18 prill 2025, është DEMI: Në ditën e Hënës në qiellin tonë, le të…

E FUNDIT! Kë*cënohet kryeprokurori i rëndësishëm në vend – alarm në institucionet shtetërore

Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut. Në reagim theksohet se, kërcënimet ndaj…

17-vjeçari shkon për të 𝘷jedhur në ‘strofullën’ e ρr*stitucionit, punëtorja e pIagos me thikë

Një 17-vjeçar ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është pI*gosur me thikë nga një 24-vjeçare. Sipas policisë së Tiranës, i mituri kishte hyrë në një…

LAJM I MIRË që në mëngjes! Ulje drastike e çmimit – nuk do ta besoni sa është ulur

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 13 lekë për litër çmimin e naftës ne vendin tonë duke e zbritur per herë të parë pas luftën…

TR0NDIT Arjan Konomi: “Konkurrentën në Përputhen bënin s*ks, me pas u…”/ Nxjerr emrat zbuluar (VIDEO)

Emisioni “Goca dhe Gra” ka sjellë debate dhe zbulime të papritura, ku i ftuar në panel ishte opinionisti i njohur, Arjan Konomi. Ndonëse fokusi i bisedës ishin…

Shoket e Mateos s*lmojne familjen e Rogertit, vjen reagimi

E ftuar në Top Albania Radio, Enxhi, bashkëshortja e Rogertit ka treguar lidhur me miqësinë e saj me tezen e Selin. Ajo tregoi gjatë intervistës se me…