<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Le të jemi të sinqertë – jo çdo ditë është me diell dhe imazhe “Instagrami”. Ndonjëherë mjafton një mesazh “ok” , një kafe që nuk doli siç duhet, ose një email me “nxitim” që të na heqë buzëqeshjen. Por çfarë na acaron më shumë? Astrologjia ka një përgjigje për këtë.

    Dashi – Po të lërë dikush të presësh? Fundi i botës. Njerëzit që nuk veprojnë shpejt janë ankthi yt i përditshëm.

    Demi – Kur dikush të prek ushqimin… apo sendet e tua personale. Jepi një buzëqeshje, por mos e harro kurrë.

    Binjakët – Të mos kesh me kë të ndash një mendim? Katastrofë. Heshtja e dhomës është më e frikshme se çdo horror.

    Gaforrja – Të ndihesh i neglizhuar. Edhe kur s’ta shkruan “mirëmëngjes” dikush që e pret.

    Luani – Mosmirënjohja. Nëse dikush nuk të njeh meritën, dita jote fillon zymtë (dhe s’ka rikthim pa duartrokitje).

    Virgjëresha – Kur diçka nuk është “ashtu si duhet”. Kjo përfshin nga rrëmujat në kuzhinë te gabimet drejtshkrimore në mesazhe.

    Peshorja – Konfliktet. Nëse dikush ngre zërin, ti mendërisht ke ikur nga dhoma (me valixhe të padukshme).

    Akrepi – Kur ndjen që po të gënjejnë ose s’të thonë të vërtetën. Instinkti yt e kap menjëherë – dhe nuk fal.

    Shigjetari – Rutinat që të detyrojnë të rrish ulur gjithë ditën. Liria është oksigjen, mungesa e saj = panik.

    Bricjapi – Kur njerëzit nuk janë profesionistë. Kur thonë “do vij në 10:00” dhe dalin në 10:27… kris zemra.

    Ujori – Kur s’të kuptojnë idetë. Të shohin si alien sepse flet për një startup ekologjik? Ti mërzitesh, por thellë e di që s’janë gati.

    Peshqit – Të jesh rreth njerëzve negativë. E ndjen energjinë e tyre dhe të vret dita pa e kuptuar as vetë pse.