<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Një drejtor shkolle 61-vjeçar në Gjermani është shpallur fajtor për dr*gimin, përdh*nimin dhe videoregji strimin e gruas së tij, në një rast të ngjashëm me atë të Dominique Pélicot në Francë.

    Konkretisht, sipas CNN, Fernando P. u shpall fajtor për dr*gimin dhe përdh*nimin e përsëritur të gruas së tij në shtëpinë e tyre, regjistrimin e incidenteve në video dhe ndarjen e tyre në internet, pa dijeninë e viktimës. Ai u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg pas një gjyqi në një gjykatë në Aachen, Gjermaninë perëndimore.

    Gjykata tha se burri shkeli “sferën më int*ime të privatësisë dhe të drejtave personaIe me regjistrime audio në 34 raste, duke përfshirë në 4 raste në kombinim me përdh*nim dhe dëmtim të rëndë t*rupor”. Ai u dënua gjithashtu për shtrëngim s*ksuaI dhe sulm s*ksuaI.

    Edhe pse u ak*uzua për krime që shtriheshin në një periudhë prej gati 15 vitesh, gjykata e shpalli fajtor për vepra penale midis viteve 2018 dhe 2024. Ai u lirua nga disa a*kuza të tjera, detajet e të cilave nuk janë bërë pubIike.

    Vendimi vjen saktësisht një vit pas dënimit të francezit Dominique Pélicot, i cili rekrutoi dhjetëra të huaj nga dhomat e bisedave për të përdh*nuar dhe ab*zuar me gruan e tij të atëhershme, Giselle.