Brαktisi foshnjën e porsalindur në ballkon, 20-vjeçarja punonte si pastruese në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e rëndë që tronditi Tiranën, ku një shtetase e huaj 20-vjeçare është arr estuar, e dyshuar për veprën penale “Vr asja e foshnjës”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se e reja, e identifikuar si Ayu Putri, me shtetësi indoneziane, kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, së bashku me disa vajza të tjera, me të cilat banonte në një apartament me qira në kryeqytet. Të rejat ishin të punësuara si pastruese në biznese të ndryshme.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 20-vjeçarja ka qenë shtatzënë rreth pesë muaj në momentin e mbërritjes në Shqipëri. Rreth dy muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë foshnjën, e cila dyshohet se më pas është lënë e braktisur në ballkonin e banesës ku jetonte.

Hetimet kanë evidentuar se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, e reja ka kaluar episode të forta stresi dhe gjendje të rënduar psikologjike, elemente që po analizohen nga organet hetimore.

Pas lindjes, shoqet e saj kanë konstatuar situatën dhe kanë njoftuar pronarin e apartamentit, i cili më pas ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Foshnja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Fillimisht, për shkak të rrethanave të rastit dhe gjendjes së nënës, procedimi penal ishte ndjekur në gjendje të lirë. Megjithatë, pas vlerësimit të akteve dhe vendimit të Gjykatës, është lëshuar urdhri i ndalimit, i cili është ekzekutuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive në këtë ngjarje të rëndë.

Related Posts

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se…

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se kjo është një gjendje shumë e zakonshme dhe zakonisht nuk është serioze, por shpesh lidhet me…

A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Çfarë do të thotë kur gjen një hardhucë në shtëpinë tënde? Gjetja e një hardhuce në shtëpi mund të zgjojë kureshtje, befasi—madje edhe besëtytni. Edhe pse besimet…

Diana Panariti ne vitin 1971

Diana Panariti ne vitin 1971, Yllka ne filmin; ”Kur zbardhi nje dite”. Ishte studente ne ate kohe dhe ka luajtur vetem ne kete film. Bukuri bio,pa botox,pa…

Mjekët zbulojnë se çfarë ndodh kur hani vezë në mëngjes: Një zakon i thjeshtë i mëngjesit me përfitime të habitshme

Vezët kanë qenë prej kohësh një element bazë i mëngjesit, por mjekët dhe ekspertët e ushqyerjes vazhdojnë të theksojnë pse nisja e ditës me vezë mund të…

Kur qeni juaj nuhat zonën intime… mesazhi mund t’ju habisë

Nëse qeni juaj nuhat zonën tuaj intime, duhet të dini se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes shqisës së nuhatjes. Ata kanë një nuhatje jashtëzakonisht të zhvilluar,…

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë! Zbulohet gjinia e bebit!

Larg zhurmës dhe në privatësi të plotë, Lori Hoxha ka hyrë në një kapitull të ri. Ajo dhe partneri i saj, Vis Bajraktari, janë bërë prindër për…