Ndahet nga jeta legjenda i mikrofonit sportiv

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda i mikrofonit sportiv.

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. U prehtë në paqe.

Related Posts

U bë viral pas prezantimit të emisionit në gjendje të dehur, moderatori: Kam probleme me stomakun edhe dhmbët më…!

Ditët e fundit, një sekuencë nga emisioni “Politiko” me moderator Kushtrim Sadiku është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe spekulime mbi gjendjen…

Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

Një ditë më parë Tirana u përball me pamje të frikshme! Një nga pallatet e kompleksit “Arlis”, pranë Farmacia 10, në pronësi të biznesmenit Armand Lilo, u…

Nga sot autobusët reduktohen me 40%, stacionet mbushen plot me qytetarë në pritje

Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, të cilat nuk morën përgjigje nga institucionet, shoqatat e transportit publik kanë vendosur…

Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu…

I fundit, Rama thirret ne SPAK

Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të…

Shqiptarët të ruhen! Inxhinieri flet për pallatin e djegur! Ja çduhet të bëjmë që mos të marrin flakë shtëpitë

Inxhinieri i njohur Romeo Nazarko, teksa ka folur mbi zjarrin që shkrumboi thuajse totalisht kompleksin e “Arlis sh.p,k.”, pranë QSUT-së në Tiranë, është shprehur se në ndërtimet…