<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash

    I pari ishte me magnitudë 2.9 ballë dhe i dyti me forcvë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe u cilësuan të parrezikshëm nga sizmiologët.

    Ata u regjistruan në verilindje të Rafinës, të dielën në mbrëmje.

    Tërmeti i parë, me magnitudë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhi në orën 19:50. Ai kishte një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 6 kilometra në verilindje të Rafinës.

    Dridhja e dytë ndodhi shtatë minuta më vonë, në orën 19:57. Sipas zgjidhjes automatike të Gjeodinamikës, thellësia fokale e dridhjes ishte 5 kilometra dhe epiqendra ishte 6 kilometra në lindje, në verilindje të Rafinës.

    Dridhjet u ndjenë në Atikën Juglindore, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.