<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania”, por spektakli u shoqërua edhe me një moment të mbushur me emocione dhe dhimbje, për shkak të një vendi që mbeti bosh, ai që ishte parashikuar për këngëtarin Shpat Kasapi.

    Gjatë “Prime”, publiku u përball me një homazh prekës kushtuar artistit të njohur, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.

    Ajo që preku më shumë ndjekësit ishte reagimi i bashkëshortes së tij, Selvije Jao. Përmes një postimi emocional në InstaStory, ajo ndau për herë të parë bisedën e fundit që kishte pasur me Shpatin, lidhur me hyrjen e tij në Big Brother.

    Selvija rrëfen se shqetësimi më i madh i Shpatit nuk kishte të bënte me lojën apo famën, por me familjen.

    Shpat Kasapi do të ishte banor i Big Brother, Selvije Jaho tregon pyetjen

    “Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?” shkruan ajo.

    Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe besim: “Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.”

    Megjithatë, Selvija pranon se atëherë mungesën e kishte menduar thjesht si një largësi fizike, përmes ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.