Gjendet një i moshuar i humbur në Tiranë, a e njeh dikush?

Një i moshuar, i cili dyshohet se ka humbur dhe nuk mban mend asnjë informacion për veten apo familjarët, është gjetur pak minuta më parë në Tiranë nga një qytetar zemërmirë.

Sipas qytetarit që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, i moshuari është gjetur pranë zonës së Spitalit Ushtarak, në gjendje konfuzioni. Ai nuk kishte me vete as telefon dhe as dokumente identifikimi, ndërsa nuk ishte në gjendje të tregonte se nga vinte apo ku duhet të shkonte.

Gjatë një bisede me qytetarin, i moshuari ka thënë se quhet Shefqet Hasa, por ky emër nuk është i sigurt, pasi ai duket se vuan nga probleme të memories dhe nuk mban mend detaje të tjera për jetën e tij.

Duke parë gjendjen e tij dhe duke mos dashur ta lërë në rrugë, qytetari zemërmirë i ka paguar një natë qëndrimi në hotel, ku i moshuari ndodhet aktualisht. Ai është lënë të flejë aty për këtë natë te hotel ‘Kashari’, pranë zonës së Spitalit Ushtarak.

Qytetari shprehet se shqetësimi i tij kryesor është që familjarët e të moshuarit mund të jenë duke e kërkuar, ndaj ka kërkuar ndihmën e JOQ Albania për ta bërë rastin publik.

JOQ Albania u bën thirrje familjarëve, të afërmve apo kujtdo që e njeh këtë të moshuar, që nëse kanë informacion, të kontaktojnë menjëherë redaksinë tonë për të ndihmuar në kthimin e tij pranë familjes.

Çdo informacion mund të jetë vendimtar.

Related Posts

Gruaja e Mirit lë komentin e saj në videon e këngëtarit me Selin, ja çfarë i shkruan

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr*dhënie kur femra është shta’tzënë, mjekët japin lajmin BEFASUES

Midis frikërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne e…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes, mendimi juaj?

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

Fansat e Big Brother, merrni këtë informacion siç është – ndryshe nga thashethemet!

Sipas burimeve të afërta: 💌 Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer “mesazhe të fshehta” – ata kanë folur bashkë për rreth 1 vit me mesazhe. 🤝 Ata…

E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas…

Things Women Do Secretly (and Almost Never Admit)

Every woman has habits and little actions that only she knows about. There’s nothing strange or shameful about this. However, some of them are usually hidden—due to…