<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Në ditën e fundit të vitit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të urojë ndryshe punonjësit e sistemit penitenciar.

    Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, ka ndarë lajmin se Qeveria Shqiptare ka garantuar policat e sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.

    Ky sigurim, sipas tij, është një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

    “Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë 3-vjeçare. Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre”

    Drejtori Qose e cilësoi këtë nismë jo thjesht si një dhuratë fundviti, por si një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve të burgjeve.

    “Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit”, tha Qose,