<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Një ak sidentin i rëndë me tre të vd ekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

    Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përpIasën kokë më kokë. Te mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy.

    Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

    Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar aktori i njohur i “Portokallisë”, Deivis Myslymi. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi me dy nga vik timat e aksidentit të rëndë.

    Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?!

    Pse m’i more, o Zot?!

    Një “pse” që nuk merr përgjigje…

    Ti e di, o Zot, pse.

    Të lutem, m’i ruaj atje lart.

    Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, janë fjalët prekëse që Myslymi ka shkruar bashkëngjitur me foton e publikuar në rrjetet sociale.