
Pas aks identeve të njëpasnjëshme në Rrugën e Kombit për shkak të ngricave e moskriposjes së rrugës, policia ka nisur të gjobisë drejtuesit e automjeteve për mungesë zinxhirësh e gomash dimërore, duke e justifikuar këtë me rënien e borës.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë rast pasi sot është gjobitur edhe pse automjeti i tij ishte i pajisur me goma 4-stinore të reja dhe rruga në momentin e kontrollit ishte plotësisht e pastër, pa borë dhe pa akull.
Ai thotë se problemi nuk është vetë gjoba, por arsyetimi i dhënë, i cili nuk përputhet me gjendjen reale të rrugës.
Sipas tij vendime të tilla krijojnë konfuzion dhe pakënaqësi te qytetarët, pasi duken të pabazuara në kushtet konkrete të qarkullimit.
LEXO EDHE



Denoncimi i qytetarit:
Prsh joq sapo morem nje gjobe per gomat , gomat jane 4 stinet te reja , arsyeja qe policia na dha eshte renia e bores nderkohe rruga eshte pa bore , e paster S eshte problemi i gjobes por arsyet e kota qe japin ,