Viti 2025, një vit humbjesh të mëdha/ Personalitetet shqiptare që u ndanë nga jeta dhe lanë gjurmë në histori

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, pasi vendi humbi një sërë figurash të shquara nga politika, arti, kultura, kinematografia, muzika dhe media. Brenda vetëm një viti, u shuan emra që për dekada me radhë ndërtuan identitetin kulturor dhe publik të kombit, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën shoqërore shqiptare.

JanarMë 25 janar, në moshën 95-vjeçare, u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Një figurë qendrore e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai mbeti një personalitet me ndikim të madh fetar dhe shoqëror, shpesh edhe në qendër të debateve publike.

MarsMë 9 mars, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe ish-drejtues i KESH-it, i njohur për rolin e tij në politikat energjetike të vendit. Ai u nda nga jeta në New York pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

PrillMë 3 prill 2025, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, një ditë pas ditëlindjes së saj. Me një karrierë mbi tetë dekada, ajo mbetet simbol i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

MajMë 23 maj, u nda nga jeta Artan Lame, publicist dhe historian i njohur, pas problemeve të rënda kardiake. Një ditë më pas, më 24 maj, u shua edhe regjisori i madh Piro Milkani, një nga themeluesit dhe shtyllat e kinematografisë shqiptare.

Qershor dhe KorrikMë 11 qershor, ndërroi jetë Leka Bungo, regjisor, aktor dhe skenarist i shquar, ndërsa më 23 korrik u nda nga jeta aktorja e njohur e teatrit Violeta Sekuj, në moshën 94-vjeçare.

GushtMë 28 gusht, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg, pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Po gjatë këtij muaji, media shqiptare u trondit nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare.

ShtatorMë 1 shtator, u nda nga jeta kineasti i shquar Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Më 22 shtator, arti shqiptar humbi Enver Petrovci, aktor i madh i skenës shqiptare dhe kosovare, ndërsa më 29 shtator u nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Çako.

TetorMë 30 tetor, humbja e Dorian Kongolit, djalit të shkrimtarit Fatos Kongoli, tronditi opinionin publik. Vetëm një ditë më pas, më 31 tetor, Shqipëria humbi ish-kryeministrin Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, për të cilin u shpall edhe ditë zie kombëtare.

NëntorMë 26 nëntor 2025, muzika shqiptare u godit nga ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Viti 2025 mbyllet kështu si një vit i dhimbshëm për Shqipërinë, me humbje të pazëvendësueshme të figurave që lanë gjurmë të thella në historinë, kulturën dhe jetën publike të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Dy efektivë dhe një protestues të lënduar/ Kryeministria kthehet në “skenë krimi”, zbarkojnë hetuesit (FOTO)

Protesta e opozitës u shoqërua në fund me tensione, pasi qytetarët hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të kryeministrisë. Nga shpërthimi i molotovit,…

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, Loredana Brati thyen heshtjen

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar pas shpërndarjes së disa fotove që po bëjnë xhiron e rrjetit, ku ajo shihet krah Jozit….

Studimi: Mjaftojnë 2 javë pa internet që truri juaj të ndihet 10 vjet më i ri!

Një studim i publikuar në revistën shkencore ‘Nature Human Behaviour’ tregon se përdorimi i vazhdueshëm i internetit, telefonit dhe rrjeteve sociale për shumë vite mund ta lodhë…

U rrëmbye në sy të babait për një tender, DETAJE: Familja e biznesmenit Meçe nuk bëri kallëzim sepse…

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje. Veç të tjerash, nga hetimi…

Në vitin 2026, Jupiteri favorizon vetëm dy shenja të zodiakut – Ato hyjnë në vitin e tyre më me fat

Në vitin 2026, Jupiteri favorizon vetëm dy shenja – hyjnë në vitin më me fat të tyre Sipas astrologjisë, planeti i fatit, Jupiteri, do t’u dhurojë dy…

Tr*gjedi në një familje/ I biri ndërron jetë në vendin e punës, nëna nuk e përballon dhe vd*s pas tij

Një ngjarje e rëndë ka tro nditur orët e fundit qytetin e Lezhës, ku një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla…