Pas katër javësh hetime, Seksioni për Hetimin e Nar kotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Labirinti 2”, duke go ditur një grup kri minal të përfshirë në shitjen e lëndëve nar kotike.
Gjatë operacionit janë identifikuar 33 shtetas, të cilët, individualisht ose në grupe, ushtronin aktivitet të paIigjshëm në shitjen e lëndëve nar kotike në forma të ndryshme. Për 22 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në b urg”. Pesë persona janë arr estuar gjatë hetimeve, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e grupit.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici,Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 10 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 100 doza të kësaj lënde, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3,000 euro.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.
Hetimet treguan se aktiviteti kriminal shtrihej në zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Bllokun, Kamzën, Laprakën, Selitë, Tiranën e Re, Shkozën, Ali Demin, Xhamllikun, Pazarin e Ri, Shkollën e Kuqe, Astirin, Myslym Shyrin dhe Komunën e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi dhe shpërndaheshin të kamufluara si porosi të ndryshme.