Ke ndërmend të blesh makinë? Ja sa më shumë do të paguash tani për zhdoganimin

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë.

Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa për cilindratat më të larta rritjet arrijnë deri në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Rritje të ndjeshme pësojnë edhe kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se ky vendim do të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet finale të automjeteve të përdorura që shiten në vend, duke rënduar më tej xhepin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, politika e re favorizon blerjen e automjeteve të reja, me zero kilometrazh, nga koncesionarët zyrtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Mbi 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim, çka tregon varësinë e lartë të shqiptarëve nga tregu i makinave të përdorura. Me rritjen e re të doganave, kjo kategori pritet të përballet me kosto edhe më të larta.

Related Posts

Tr*gjedi e dyfishtë/ Pak muaj më parë i vd*q foshnja, 34-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se …

Një tr agjedi e rëndë ka goditur një familje në Skoci, ku një nënë ka ndë rruar jetë vetëm disa muaj pasi humbi vajzën e saj gjashtëmuajshe….

Thirrja alarmante e nutricionistit Altin Joka : Nëse ju konsumoni sheqer mbi normën, ja dëmet që i bëni organizmit tuaj

Sheqeri toksinë në trupin tonë, “armë” e shkatërrimit në masë. 80% e produkteve që ne blejmë kanë sheqer në përmbajtjen e tyre. I ftuar sot në emisionin…

Çfarë do të ndodhë me çiftet dhe beqarët? Horoskopi për 25-31 dhjetor 2025

Në këtë periudhë reflektimi, yjet na shtyjnë të shikojmë përpara me shpresë, sidomos në dashuri. Dashi Po përgatiteni për një fundviti plot gjallëri, me një energji që…

Mes britmave, Iotëve dhe mërzitjes, përciIIet për në banesën e fundit këngëtari i njohur shqiptar!

Në vάrrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, familjarë, miq dhe kolegë të shumtë janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të njohur Shemsi Krasniqi….

Horoskopi ditor, e enjte 25 dhjetor 2025

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet ne lidhjen qe keni…

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandẹhur: 5 vjet zhdùkje provash dhe manipùIime, refuzova gjykimin e shkurtuar

Kardiologu Edvin prifti u mor si i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake. Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK për, “korrupsion pasiv”…