Qyli i rradhës për Bajram “Qylaxhiun”? Dyshime për 3 vila pa leje për familjen e Begajt

Një tjetër episod “qyl” duket se po i shtohet dosjes publike të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Këtë herë, jo për ndonjë faturë të papaguar apo ndonjë favor simbolik, por për një dyshim shumë më serioz: ndërtimin e tre vilave pa leje në zonën e njohur si “Barka Resort”.

Dyshimet janë ngritur publikisht nga avokati Llangozi, i cili, duke iu referuar informacioneve konfidenciale, ka denoncuar në rrjetet sociale se pranë hyrjes së kompleksit “Barka Resort” po ndërtohen tre vila që dyshohet se i përkasin familjes së Presidentit Begaj. Sipas këtyre pretendimeve, dy vila janë për djemtë e Presidentit, ndërsa një tjetër për përdorim personal.

Ironia qëndron në faktin se, sipas të njëjtave burime, këto ndërtime dyshohet se po realizohen në vend të një fushe basketbolli, e cila ishte parashikuar në projektin fillestar të miratuar për resortin. Pra, nga koshi në kosh… nga fusha sportive në vila luksi.

Avokati Llangozi ngre disa pikëpyetje që, nëse rezultojnë të vërteta, kërkojnë patjetër transparencë institucionale:

– Pse nuk po ndërtohet fusha e basketbollit e parashikuar në projekt? – A kemi të bëjmë me ndërtim pa leje? – Nga cili burim janë siguruar fondet për këto vila? – A janë deklaruar këto pasuri në ILDKPI dhe a përputhen me të ardhurat e deklaruara?

Postimi i plotë i avokatit Llangozi:

“Tre vila të familjes së Presidentit Begaj po ndërtohen pa leje në zonën e ‘Barka Resort’, në vend të fushës së basketbollit Sipas informacioneve konfidenciale, në zonën pranë hyrjes së kompleksit të njohur si ‘Barka Resort’ po ndërtohen tre vila që dyshohet se i përkasin familjes së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Burimet konfidenciale pohojnë se dy nga vilat janë duke u ndërtuar për djemtë e Presidentit, ndërsa një vilë tjetër për përdorim personal. Sipas të njëjtave pretendime, ndërtimet po realizohen në hapësirën ku, sipas projektit fillestar të miratuar, ishte parashikuar të ndërtohej një fushë basketbolli në kuadër të resortit.

Dy janë pyetjet kryesore që, sipas juristëve dhe zërave kritikë, mund të ngrejnë dyshime për shkelje penale: së pari, pse ‘Barka Resort’ nuk po ndërton fushën e basketbollit të parashikuar në projektin e miratuar dhe nëse në vend të saj po realizohet apo jo ndërtim pa leje.

Së dyti, nga cili burim janë siguruar fondet për ndërtimin e vilave që i atribuohen familjes së Presidentit Bajram Begaj, nëse këto pasuri janë deklaruar sipas ligjit në ILDKPI dhe nëse ekziston përputhje mes të ardhurave të deklaruara dhe investimeve të kryera, çështje për të cilat pritet transparencë dhe reagim nga institucionet përgjegjëse.”

Natyrisht, deri në një verifikim zyrtar, gjithçka mbetet në nivel dyshimi. Por ironia lind vetvetiu: nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, a kemi të bëjmë me “qylin” e radhës të Presidentit Begaj? Një “qyl” luksoz, me vila në vend të fushave sportive.

Kujtojmë se kjo nuk do të ishte hera e parë që emri i Presidentit lidhet me histori “qyl”. Vetëm pak javë më parë, JOQ Albania publikoi një denoncim ku pretendohej se Begaj kishte detyrime të papaguara në kompleksin “Rezidenca Diell” në Qerret. Pa harruar as episodet e tjera të përfolura publikisht, nga rroga si mjek në privat, te “lëmosha” e famshme ndaj Erdoganit.

Në këtë panoramë, pyetja që shtrohet me ironi, por edhe me shqetësim qytetar, është kjo: Nëse Presidenti i Republikës dyshohet se përfiton gjithçka “qyl”, çfarë mesazhi u jep kjo qytetarëve të zakonshëm?

Topi tani është në fushën e institucioneve, të cilat, nëse pretendojnë seriozitet, duhet të sqarojnë publikisht nëse kemi apo jo një tjetër “qyl” presidencial nën hijen e “padronit” Edi Rama dhe “Rilindjes”.

Related Posts

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se…

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se kjo është një gjendje shumë e zakonshme dhe zakonisht nuk është serioze, por shpesh lidhet me…

A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Çfarë do të thotë kur gjen një hardhucë në shtëpinë tënde? Gjetja e një hardhuce në shtëpi mund të zgjojë kureshtje, befasi—madje edhe besëtytni. Edhe pse besimet…

Diana Panariti ne vitin 1971

Diana Panariti ne vitin 1971, Yllka ne filmin; ”Kur zbardhi nje dite”. Ishte studente ne ate kohe dhe ka luajtur vetem ne kete film. Bukuri bio,pa botox,pa…

Mjekët zbulojnë se çfarë ndodh kur hani vezë në mëngjes: Një zakon i thjeshtë i mëngjesit me përfitime të habitshme

Vezët kanë qenë prej kohësh një element bazë i mëngjesit, por mjekët dhe ekspertët e ushqyerjes vazhdojnë të theksojnë pse nisja e ditës me vezë mund të…

Kur qeni juaj nuhat zonën intime… mesazhi mund t’ju habisë

Nëse qeni juaj nuhat zonën tuaj intime, duhet të dini se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes shqisës së nuhatjes. Ata kanë një nuhatje jashtëzakonisht të zhvilluar,…

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë! Zbulohet gjinia e bebit!

Larg zhurmës dhe në privatësi të plotë, Lori Hoxha ka hyrë në një kapitull të ri. Ajo dhe partneri i saj, Vis Bajraktari, janë bërë prindër për…