Durrësin e mb*t… m*ti për Krishtlindje: Aman, o kryetare, na e liro!

Një deno ncim skandaIoz ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Durrësit, ku një qytetar ka filmuar shpë rthimin e ujërave të zeza në mes të qytetit, duke e shoqëruar pamjen me ironi ndaj kryebashkiakes Emiriana Sako.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, që përkon me kremtimin e Krishtlindjes, rreth orës 23:00, në një nga akset kryesore të qytetit, rruga “Aleksandër Goga”. Në video dallohet qartë se pusetat kanë shpërthyer, ndërsa ujërat e zeza kanë pushtuar rrugën për qindra metra, duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik.

Sipas qytetarit, ndotja shtrihet përpara Komisariatit të Policisë së Durrësit, pranë Spitalit Rajonal dhe vijon deri në afërsi të shkollës “Dy Gjelat”. Aroma, sipas tij, është e padurueshme, ndërsa pamjet flasin vetë.

Në video, qytetari shprehet me tone ironike:

“O kryetare, i more frymën Durrësit, e mb yte me m*t, e mb yte. Ja përpara Komisariatit të Policisë. Data 25, për Krishtlindje, ora 11 e darkës, e mb yti m*ti. Shih si janë rrugët plot me m*t. Aman o kryetare, nuk duam as ujë e as drita, vetëm na liro m*tin, se na mb yti era. Live nga Durrësi, për Krishtlindje, e mbyti m*ti Durrësin.”

Pas kontaktit me redaksinë, qytetari sqaroi se nuk ka rënë shi prej disa ditësh, çka ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi gjendjen e rrjetit të kanalizimeve dhe mirëmbajtjen e tij.

Ironia është e pashmangshme: Durrësi, një nga qytetet kryesore turistike të vendit, feston Krishtlindjen mes ujërave të zeza, në zemër të qytetit, përballë institucioneve kryesore shtetërore. Jo në ndonjë lagje periferike, por përpara Policisë, Spitalit dhe një shkolle.

JOQ Albania publikon pamjet për ndërgjegjësim publik, ndërsa institucionet përgjegjëse, Bashkia Durrës dhe autoritetet përkatëse, pritet të reagojnë për një situatë që qytetarët e cilësojnë jo vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme për shëndetin.

Në fund, pyetja që shtrohet vetvetiu është kjo: Nëse Durrësi përmbytet nga ujërat e zeza edhe ditën e Krishtlindjes, çfarë ndodh në ditët e zakonshme?

Related Posts

U rrëzua nga tarraca e azilit duke soditur natyrën, humb jetën 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë sot, më 4 mars, shtetasja Sheqere Zeko, 72 vjeçe, banuese në Azilin e Pleqve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur e…

“Ia mora paratë për t’ia ruajtur”, modelja e 0nIyFans denoncon të dashurin e saj shqiptar për ‘vjedhje’

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane me akuzën se ka grabitur të dashurën e tij, modele në platformën OnlyFans, ka dhënë një version krejt ndryshe…

Raketat sipër kokës mbi Dubai! Ja sa paguajnë të pasurit për t’u arratisur me avionë privatë nga Dubai

Çmimet e fluturimeve me avionë privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon…

Shtëpia e Bardhë: Brenda pak ditëve do të kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit

Shtëpia e Bardhë: SHBA merr kontrollin e hapësirës ajrore të Iranit, mbi 20 anije të regjimit iranian janë goditur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se forcat amerikane…

Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga Iufta e SHBA-së në Iran (me përjashtim të Holandës dhe Shqipërisë)

Giuseppe Sarcina – Corriere della Sera Në takimin e djeshëm të Aleancës në Bruksel, përfaqësuesi i SHBA-së, Scott Oudkirk, kërkoi mbështetjen e partnerëve. Turqia dhe Spanja ishin…

Rama boton libër për Ramazan

Tiranë – Kryeministri i vendit, Edi Rama, prezantoi sot librin e tij më të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”, në një aktivitet ku morën pjesë…