“Ministri ngriti artin në ajër… por ajo që ndodhi më pas la të gjithë pa frymë!”

Nga Ministria e së Vërtetës.

Pas njëviti të mbushur me slogane, broshura dhe statistika optimiste, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve ka prezantuar një tjetër arritje “historike”. Këtë herë, suksesi nuk matet me netë qëndrimi apo euro të shpenzuara, por me lartësi artistike.

Në një performancë simbolike që sipas burimeve “përmbledh gjithë filozofinë qeverisëse”, ministri Blendi Gonxhja u shfaq duke ngritur kulturën shqiptare në ajër, në formën e një balerine që fluturon mbi realitetin ekonomik.

“Turizmin e çuam në qiell, tani është radha e artit,” – u shpreh ministri, ndërsa publiku përpiqej të kuptonte nëse bëhej fjalë për një shfaqje bashkëkohore apo për një konferencë shtypi alternative.

Sipas ministrisë, ky akt përfaqëson strategjinë e re kombëtare: më pak tokë nën këmbë, më shumë balet në ajër. Burime pranë institucionit sqarojnë se buxheti për kulturën mbetet i njëjtë, por tani do të “shpenzohet me elegancë”.

Ndërkohë, sporti pritet të trajtohet në fazën e tretë të reformës, ku sipas planeve paraprake, do të “mbartet mbi supe” nga entuziazmi, në mungesë të infrastrukturës.

Ministria konfirmon se performanca do të përsëritet në sezonin turistik, si atraksion i ri: “Shqipëria, vendi ku edhe premtimet ngrihen lart, të paktën për pak sekonda.”

Related Posts

Si kurrë më parë, Jonida Maliqi tregon ARSYEN E FORTE të ndarjes nga Romeo dhe ka disa fjalë për të!

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hapur zemrën dhe ka folur gjatë për një nga lidhjet e saj më të komentuara në publik, atë me aktorin Romeo…

Horoskopi për ditën e sotme, 27 shkurt 2026

Dashi Mund të prisni të kryeni shumë punë sot, edhe pse ndoshta do të preferonit të qëndronit në shtëpi. Keni detyrime për të përmbushur për miqtë dhe…

“Po tejkalohen kufijtë”/ Reagon familja e Mirit ndaj akuzave që po i bëhen këngëtarit!

Së fundmi, familja e banorit të “BBV5”, Mirit ka publikuar një reagim zyrtar lidhur me mënyrën se si ai është trajtuar këngëtari gjatë qëndrimit të tij në…

Sherr me th*ka mes dy të rinjve në Greqi, hυmb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur qytetin e Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar, Aleks Vangjeli, ka hυmbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek. Sipas…

Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali i bëjnë të papriturën

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të…

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…