“Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën”/ Skemë korrupsioni, Himçi: SPAK duhet të hetojë kryeministrin

Çështja e dërguar në Gjykatën Antikorrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë në cilësinë e të pandehurës, ka ngritur akuza të reja për një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash që dyshohet se arrin deri në majat e qeverisë. Sipas analistëve, ky rast nuk duhet parë si i izoluar, por si pjesë e veprimtarisë së një “grupi të strukturuar kriminal”, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë, përfshirë vetë kryeministrin Edi Rama.

Sipas Blendi Himçit deputet i PD që ishte i ftuar në një studio televizive,“fakti që zëvendëskryeministrja nuk ka dhënë dorëheqjen pas marrjes si e pandehur, konsiderohet një rast unikal dhe një shkelje e rëndë e përgjegjësisë morale dhe politike”. Argumentohet se hetimet e SPAK duhet të thellohen përtej akuzave aktuale, duke përfshirë veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe pastrimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Në qendër të akuzave vendoset mbrojtja publike që kryeministri Rama i ka bërë vazhdimisht Ballukut. Kjo mbrojtje nuk shihet si një gjest solidariteti politik, por si një përpjekje për të mbrojtur veten, duke qenë se në skemë dyshohet se janë përfshirë të gjithë drejtorët kryesorë në varësi të ministres. Përkrahja e Ramës interpretohet si një shenjë paniku dhe dëshmi se ai është i lidhur drejtpërdrejt me këtë aferë. Qëndrimi i kryeministrit, i cili po sillet si “avokati” i vartëses së tij, tregon për një bashkëpunim të plotë në atë që cilësohet si “vjedhje dhe grabitje e fondeve publike” përmes tenderave.

Si shembull konkret përmendet tenderi i Unazës së Madhe, lotet e të cilit dyshohet se janë ndarë qëllimisht për të kënaqur kompanitë kliente të qeverisë. Puna në Unazën Veriore cilësohet si “skandaloze” dhe me rrezikshmëri të lartë për qytetarët, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Sipas akuzave, shumë prej këtyre kompanive janë krijuar pas ardhjes në pushtet të “Rilindjes”, pa eksperiencë dhe me qëllimin e vetëm pastrimin e parave për qeveritarët.

Situata përshkruhet si aq e ndërlikuar, saqë ekziston mundësia që Balluku të jetë në pozitat e shantazhimit ndaj kryeministrit Rama. Sipas këtij skenari, nëse zëvendëskryeministrja rrëzohet, ajo mund të tërheqë pas vetes edhe kreun e qeverisë. Ky dyshim përforcohet nga takimi i gjatë mes Ramës dhe Ballukut menjëherë pasi kjo e fundit u mor nën hetim, takim ku ishte i pranishëm edhe Ulsi Manja si ekspert ligjor.

Në këtë kontekst, i bëhet thirrje SPAK të thellojë hetimet dhe të mos ndalet vetëm tek zëvendëskryeministrja, por të hetojë edhe vetë kryeministrin Edi Rama si kreu i dyshuar i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Blendi Himçi:

Tre faqe vendim, argumentohet që vendimi i Gjykatës Antikorrupsion është i padrejtë për pezullimin nga detyra. Është rasti unikal do të thoja që një zëvendëskryeministre nuk jep dorëheqjen, të paktën në aspektin moral. Dhe më pas, pa diskutim që edhe në mënyrë të përligjur duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi duke u marrë si e pandehur dhe nuk jemi në fazën, dhe dua ta sqaroj këtu edhe opinionin publik, që nuk jemi në situatën e një personi i cili është marrë nën hetim, por është kapërcyer kjo lloj faze dhe është një person i marrë e pandehur, janë mbyllur hetimet dhe çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën Antikorrupsion.

Por ajo që unë konstatoj është që SPAK, sigurisht ne kemi pasur gjithmonë rezervat tona në lidhje me SPAK, me pjesën e hetimit që është bërë. Dhe në qoftë se ka një histori në të cilën Belinda Balluku duhet të hetohet, është që kjo lloj vepre penale duhet të shoqërohet edhe me veprën e korrupsionit që kryejnë personat publikë, por njëkohësisht edhe pastrimi i parave që vijnë nga aktivitetet të paligjshme. Por të gjitha këto në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pa diskutim që SPAK duhet ta hetojë këtë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për çfarë arsye? Për arsyen e vetme sepse janë të përfshirë edhe të gjithë drejtorët më kryesorë të Belinda Ballukut që punojnë në ministrinë vartëse që ka Balluku.

Por duhet parë edhe në korrelacion kjo si grup i strukturuar kriminal edhe me kryeministrin Edi Rama. Jo më kot mbrojtja që i bën Edi Rama është e tillë që duke gjetur argumente apo artifica për të mbrojtur Belinda Ballukun. Nuk jemi më në fazën e atyre ministrave të cilët Edi Rama nuk dinte, që hanin kumbulla dhe dardha në kurrizin e tij.

Nuk e shpreh më këtë lloj situate, por jemi në një situatë krejt tjetër ku Edi Rama, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, i del në mbrojtje zëvendëskryeministres, bën avokatin e saj dhe këtu kuptohet akoma më mirë dhe bindet akoma më mirë opinioni publik që këto janë në një bashkëpunim të plotë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në vjedhjen që ju kanë bërë këtyre tenderave, të cilët janë haptazi në shkelje flagrante dhe ku vjedhja, nuk jemi më në masë, në situatë korrupsioni, jemi në një vjedhje të mirëfilltë, jemi në një grabitje të fondeve publike, të cilën së pari ju dha një kompanie turke.

Por edhe për lotet e Unazës së Madhe, të cilët janë pjesëtuar jo më kot, por për të kënaqur të gjithë kompanitë pranë Edi Ramës, të cilët kanë ndarë para. Pra, për t’i kënaqur të gjithë, janë ndarë në lote dhe po ta vini re, të gjithë Unazën Veriore është një punim skandaloz do të thoja, edhe në aspektin se si është punuar si këto lloj punimesh.

Dhe pa diskutim, po ta vini re, në qoftë se keni lëvizur, është një punim i cili paraqet rrezikshmëri të lartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi jo vetëm cilësia e asfaltit, por edhe mënyra se si është ndërtuar dhe kthesat shumë të forta, kanë bërë që kompanitë të cilat kanë qenë pranë Edi Ramës, pa ndonjë eksperiencë të gjatë pune, por që janë krijuar, do të thoja, fill pas ardhjes në qeveri të Rilindjes, janë krijuar këto lloj kompanish të cilët bëjnë vetëm pastrimin e parave për qeveritarët.

Ndaj do të thoja që jemi në një situatë në të cilën SPAK-u duhet të thellojë hetimet në këto lloj kuadri, pra të grupit të strukturuar kriminal, duke marrë nën hetim edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Sigurisht edhe AKSHI është po në të njëjtën situatë dhe po ta vini re…

Gazetari: Pra po thua zoti Himçi që mund të jetë në një, në një frikë, në një panik kryeministri Rama dhe duke mbrojtur në këtë rast Belinda Ballukun dhe Karçanajn, le të themi, është duke mbrojtur edhe korrupsionin e tij, pa diskutim.

Blendi Himçi: Pa diskutim. Unë besoj që situata është e tillë që vetë Belinda Balluku mund të jetë në një, në formën e shantazhimit që i bën Ramës, që në qoftë se ajo do të rrëzohet, do të tërheqë edhe Edi Ramën.

Gazetari: Kujtojmë edhe takimin e zonjës Balluku me Ramën menjëherë pasi u mor, nën hetim.

Blendi Himçi: Pa diskutim. Ka qenë, shumë e menjëhershme dhe u gjet artifica se duhet të takoheshin në Gjykatën Kushtetuese. Pa diskutim, prej shumë e shumë orësh, u thërrit mos gaboj dhe Ulsi Manja për të dhënë mendimin e tij si ekspert ligjor dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Related Posts

Një akt i vogël mirësie në një market çoi në një trokitje të papritur – dhe një lamtumirë që ndryshoi jetën

Ariel kishte pasur një ditë të lodhshme si infermiere traumatike. Pas 12 orësh në punë, çdo lëvizje i dhembte, dhe gjithçka që donte ishte të blinte disa…

Djali i madh hyn çdo mëngjes në dhomën e vëllait të vogël – ajo që gjetën brenda tr*nditi prindërit

Prindërit vunë re diçka të çuditshme kur djali i madh filloi të hynte çdo mëngjes në dhomën e vëllait të vogël, gjithmonë në të njëjtën kohë. Ai…

Qeni im më solli trikon e vajzës sime të ndjerë – por ajo që zbuloi më pas ndryshoi gjithçka

Unë quhem Erin. Kam dyzet vjeç, dhe vetëm tri javë më parë, ndihesha si një e huaj në jetën time. Dhimbja më kishte zbrazur nga brenda, duke…

“57-vjeçari bëri zgjedhjen e fundit që tronditi familjen – ajo që ndodhi më pas me organet e tij është e pabesueshme!”

Ditën e Krishtlindjeve, të afërmit e një burri 57-vjeçar i shpallur i vdekur në gjëndje klinike u ofruan dhuratën e jetës atyre që ishin në listën e…

“Mjekët arrijnë një mrekulli të pabesueshme – çfarë ndodhi me binjakët do t’ju shọkojë

Një histori shprese dhe mrekullie vjen nga Peruja, pikërisht në prag të festave të fundvitit. Një spital në kryeqytetin Lima ka njoftuar ndarjen me sukses të dy…

Vuan nga demenca, zhdùket një tjetër i moshuar në Tiranë… ajo që dihet deri tani shqetëson

Një tjetër rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania. Familjarët e Shpëtim Shik Stermasit, 76-vjeç, kërkojnë ndihmën e qytetarëve pasi i moshuari ka humbur dhe…