Pas reagimit të fortë me Brikenën dhe deklaratës së bujshme drejtuar banorëve se “unë do ta fitoj këtë lojë”, Stenaldo ka treguar një tjetër anë të tijën që preku publikun.
Më pas, ai është qetësuar dhe ka zhvilluar një bisedë të ndjerë me Stinën, ku ka rrëfyer historinë e largimit të tij në Gjermani.
Gjatë rrëfimit, emocionet e morën përpara dhe Stenaldo nuk i mbajti dot lotët, teksa kujtoi se si e përjetoi nëna e tij atë periudhë të vështirë.
Ai shpërtheu në lot, ndërsa Stina iu afrua dhe e përqafoi fort, në një moment që nuk la askënd indiferent.
Ky episod tregoi qartë pse Stenaldo ndonjëherë reagon me nervozizëm, frustrim apo trishtim. Pas qëndrimit të fortë fshihet një histori e rëndë dhe një ndjeshmëri që e bën atë ndryshe nga të tjerët.
Jo arrogant, por i thyer nga jeta.
Jo i fortë vetëm në fjalë, por edhe në dhimbje.
Një moment që ndryshoi perceptimin për Stenaldon dhe ndezi reagime të forta në rrjet,