Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, shteti shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.

“Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.

Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?

Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë,

Related Posts

Ç’po ndodh me rininë shqiptare? 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Juban në Shkodër. Një i ri, vetëm 19 vjeç, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e…

“Mos ma ngri zërin mua, jam pronari”: Pushimet për Ditën e Verës në Elbasan kthehen në makth

Një situatë aspak e këndshme dhe tejet irrituese është denoncuar pranë redaksisë sonë nga një qytetare, e cila kishte zgjedhur një nga resortet e njohura në Elbasan…

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vd*kje 34-vjeçaren shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Eboli të Italisë, ku një grua u përplas për vdekje nga një makinë në rrugën shtetërore 18,…

“Ku është Bibi?” Video me ‘6 gishta’ ndez rrjetin, dyshime për vd*kjen e Netanyahut

Një video e fundit e publikuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ndezur një valë spekulimesh në rrjetet sociale, pasi disa përdorues pretendojnë se në pamje ai…

Maliq: Çifti i të rinjve ‘bëjnë për spital’ 45-vjeçarin

Një konflikt fizik në fshatin Plasë të Maliqit ka përfunduar me një 45-vjeçar të plagosur dhe me nisjen e procedimit penal ndaj një çifti të ri. Sipas…

‘Gëzuar dhe përpara’! Mesazhi i Elisa Spiropalit pas përplasjes me Ramën për Ballukun

Deputetja Elisa Spiropali ka uruar “Ditën e Verës” përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto ku shfaqet krah djalit të saj, Kren Spiropali, me mbishkrimin: “Gëzuar Ditën…