Një shqiptar ka dërguar pranë redaksisë pamje nga protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet në Greqi dhe ka sjellë bllokimin e kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë dhe udhëtarët kanë mbetur të bllokuar.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon, protesta është masive dhe fermerët kanë bllokuar akset hyrëse me traktorë dhe mjete bujqësore. Qytetari shton se protesta e grekëve është protestë me plot gojën, një protestë masive e një populli që nuk fle.
Fermerët grekë po protestojnë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Autoritetet greke po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për incidente.