Autorët, pasi dọgjën mjetin që përdorën në krὶm, u larguan me ambulancë! Detaje të reja nga hetimet për at*ntatin e Rinasit

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autorët, pasi kryen atentatin dhe d*gjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në kr im në fshatin Halil, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në kr*m në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur.