I fundit! Ndërrọn jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta.

Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla.

Zyhdi Pepa shërbeu si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare.

Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.

Në të njëjtën periudhë, Pepa ushtroi edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, duke qenë pjesë e qeverisë së stabilitetit që kishte për detyrë menaxhimin e tranzicionit politik dhe institucional të vendit.

Qeveria ku ai mori pjesë ishte e përbërë nga përfaqësues të spektrit të ndryshëm politik dhe synonte garantimin e rendit, reformave bazë dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

Ai ushtroi detyrën si zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ylli Bufit dhe më pas në atë të Vilson Ahmetit.

Related Posts

Si Monika Kryemadhi mashtroi të gjithë shqiptarët dhe SPAK pasi u bë opinioniste

Në Shqipëri duket se karrierat politike nuk shkatërrohen nga skandalet… përkundrazi, ndonjëherë thjesht ndryshojnë skenë. Dhe rasti i Monika Kryemadhit duket sikur po e dëshmon këtë “formulë”…

Ballkani ‘fuçi baruti’/ Shteti fqinj miraton 4 miliardë euro për sistemin kundër raketave dhe dronëve

Greqia ka miratuar blerjen e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër dronëve, si dhe modernizimin e 38 avionëve luftarakë F-16 Fighting Falcon. Vendimi…

Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për shkëmbimin automatik të informacionit financiar, duke bërë të njohura edhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Vendimi i Këshillit…

Luiz Ejlli ironizon gafat e banorëve në Big Brother VIP 5

Testi i kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar momente epike, të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme. Fituesi i BBVA…

Dëm rreth 700 mijë euro/ Operacion kundër fajdeve, arrestohet një person, katër të tjerë në kërkim

Prizren, 16 mars 2026 – Një person është arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor në Prizren, nën dyshimin për përfshirje…

Dëshmi e përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre

Fshati Negovani, i njohur sot si Flamburo, është një nga vendbanimet më të njohura për historinë dhe atdhetarizmin e shqiptarëve ortodoksë në veri të Greqia. Dikur një…