Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili akuzohet për pIagosje me th*kë të një punonjësi sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas bluve, i arr estuari është Shkëlqim Murati, banues në Fier, ndërsa ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të spitalit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se konfIikti ka nisur në zonën e parkimit, ku 44-vjeçari kishte lënë automjetin duke bllokuar lëvizjen e një ambulance. Punonjësi i sigurisë e ka zhvendosur makinën për të liruar rrugën, por ky veprim ka shkaktuar reagimin e dh*nshëm të Muratit sapo ai është kthyer në parkim.
I nervozuar nga zhvendosja e automjetit, 44-vjeçari ka debatuar me rojen e sigurisë dhe më pas e ka goditur atë me mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në krah. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arr*stuar autorin, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.