Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren: ‘Balluku rrezik të arratiset’!

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, një vendimmarrje që iu dorëzua gjatë ditës avokatëve dhe mbrojtësve, si dhe dy zyrtarëve të tjerë që janë nën arrest shtëpiak.

Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muca arsyeton në verdiktin që e shpalli në datën 18 dhjetor se ekziston rreziku që zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku, t’i shmanget drejtësisë, dhe kjo duke u bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza e komunikuar funksionares. Duke u mbështetur në këtë shpjegim ligjor, që e lidh të pandehurën Balluku me veprën e shkeljes së barazisë në tendera, gjyqtarja konsideron se për këtë arsye funksionares duhet t’i mbahet e bllokuar pasaporta.

Me lënien në fuqi të vendimit të kolegut Erjon Cela, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm shpjegon se për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres nuk mund të shprehet, për sa kohë çështja është nën shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkese mbi pikën nëse mbetet apo jo në fuqi masa e pezullimit nga detyra zgjat deri në zgjidhjen me një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e cila nga ana tjetër del në seancë plenare në 22 janar 2026.

Qartësisht, për Gjykatën e Apelit, mbi Belinda Ballukun masa e pezullimit nga detyra ka rënë, në respektim të një qëndrimi të mëparshëm të Kushtetueses që e ktheu në detyrë. Nga zbardhja e vendimit, mbrojtja e Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit nisin përpjekjet për të depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, në pritje të një date për t’u mbledhur Këshilli i Mandateve, ku do të debatohet për imunitetin e deputetes Balluku, SPAK nuk i ka mbajtur duart lidhur, por ka vijuar me një sërë kontrollesh të aprovuara nga gjyqtari i hetimit paraprak ndaj 54 subjekteve, shumica zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe biznesmenë. Veprime këto që u kryen nga BKH, jo vetëm për të mbledhur prova, por edhe për t’i ruajtur ato, për sa kohë në Gjykatën Antikorrupsion prokurori i çështjes, Dritan Prenci, i tha gjyqtarit se ekziston rreziku i helmimit të provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

Related Posts

“Do të jetë errësirë për më shumë se 6 minuta – ja kur arrin në Evropë eklipsi më i gjatë

Këto do të jenë ditë shumë emocionuese në Europë për mbërritjen e njërit prej eklipseve më të pritura dhe më të gjata ndonjëherë. Më 2 gusht 2027,…

Rritja e çmimeve globale të naftës, Trump bën deklaratën që i shokon të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe lidhur me rritjen e çmimeve globale të naftës. Në një…

Koha për të rregulluar financat! Këto SHENJA duhet të tregojnë kujdes dhe ato që janë të favorizuara

Dashi Ka dy hyrje të rëndësishme. Të dyja hyrjet në ndërveprim Venusi me Marsin dhe Saturni me Plutonin. Këto ndërhyrje ndihmojnë për të hequr nga vetja çfarë…

Zbuloni shenjën e vetme të horoskopit që pret FAT dhe MUNDËSI të mëdha deri në prill

Vetëm një shenjë horoskopi do të përjetojë një periudhë të jashtëzakonshme deri në prill 2026 Astrologia Georgina Easterbrook shpjegon se nga tani deri në fund të prillit…

Çfarë ndodhi në Tiranë? Dy vajza dhe një djalë marrin peng dhe

Një 28-vjeçar është marrë peng nga tre të rinj në Tiranë. Policia bën me dije se në lidhje me këtë rast, ka arrestuar dy vajza të moshës…

ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri. Vendimi…