Zbardhja e ngjarjes së tmerrshme në fshatin Piskupat të Pogradecit ka nxjerrë në dritë një kontrast tronditës mes krimit për të cilin akuzohet Rushan Selko dhe imazhit që ai gëzonte në komunitet. Ndërsa 70-vjeçari ndodhet pas hekurave me akuzën e rëndë të përdhu nimit të një 12-vjeçareje, e cila tashmë është në muajin e pestë të shtatzënisë, dëshmitë e të afërmve të tij flasin për një “burrë të mirë” dhe familjar model.
Kjo mospërputhje mes “fytyrës publike” dhe veprimeve të dyshuara në mjediset private ka shokuar banorët e zonës. Të afërmit e Selkos, të cilët e kanë parë atë çdo ditë si një pensionist të qetë, deklarojnë se nuk kanë dëgjuar kurrë “një llaf të keq” për të deri në momentin kur policia rrethoi banesën.
Në dëshmitë e dhëna për mediat, të afërmit e përshkruajnë autorin e dyshuar si një person plotësisht të integruar në shoqëri. Ata theksojnë se Selko është prind i katër vajzave të martuara dhe gjysh i disa nipërve e mbesave. Ky fakt shton edhe më shumë dozën e tmerrit mbi rrethanat e abu zimit, pasi ai vetë është rrethuar nga fëmijë dhe mbesa të të njëjtës moshë me viktimën.
“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq. Unë tani e mora vesh dhe u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat, nuk kemi ndjerë asgjë,” u shpreh një nga të afërmit e tij, duke konfirmuar se Selko nuk njihej si njeri problematik apo me precedentë të mëparshëm.
Një tjetër dëshmi vjen nga kushëriri i 70-vjeçarit, i cili ishte i pranishëm kur forcat e policisë mbërritën në banesë. Ai zbuloi se marrëdhënia mes familjes së Rushan Selkos dhe familjes së 12-vjeçares ishte shumë e ngushtë. Ata ishin jo vetëm komshinj, por kishin edhe hyrje-dalje të shpeshta me njëri-tjetrin.
Ky detaj është kyç për hetimin, pasi konfirmon se autori i dyshuar ka pasur akses të lehtë te e mitura për shkak të besimit që prindërit kishin tek ai. Kushëriri konfirmoi gjithashtu se Selko jetonte me bashkëshorten e tij dhe bënte një jetë të zakonshme pensionisti, çka e bëri lajmin e arrestimit të pabesueshëm për ta.
Pavarësisht përshkrimeve pozitive nga kushërinjtë, faktet mbeten kokëforta. Vajza 12-vjeçare, e cila tashmë po merr asistencë të specializuar, e ka pranuar ngjarjen e rëndë në prani të psikologut, duke rrëfyer se abu zimi ka ndodhur brenda banesës së të moshuarit.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e sakta se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka pasur kërcënime që kanë mbajtur të fshehtë këtë krim për 22 javë rresht. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe dëshmia e detajuar e të miturës do të jenë provat kryesore në procesin gjyqësor që pritet të nisë ndaj Rushan Selkos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE