E zhdukur prej një muaji nga shtëpia, gjendet e vr*rë 19-vjeçarja/ Policia zbulon detajet e para

Një 19-vjecare është gjendur e vde kur në oborrin e një pallati në Milano.

Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia. Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet
me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë.

Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një bluzë të bardhë, i cili nuk shfaqet qartë në pamje. Ai është filmuar rreth një orë më vonë duke u larguar nga e njëjta zonë, këtë herë i vetëm. Sipas hetuesve, asgjë në pamje nuk sugjeron ndjekje apo dhunë në atë moment, duke lënë të kuptohet se dy personat mund të njiheshin.

Kur u gjet, Aurora nuk kishte me vete dokumente identifikimi, telefon apo shenja dalluese që mund të ndihmonin në identifikimin e saj. Verifikimet në arkivat e gjurmëve të gishtërinjve (AFIS), kërkimet në qendrat e pritjes dhe dëshmitë e banorëve të zonës nuk dhanë rezultat. Askush nuk deklaroi se e kishte parë më parë në atë lagje.

Për këtë arsye, Prokuroria autorizoi publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, çka çoi më pas në identifikimin e saj.

Shkaku i vd ekjes mbetet ende i paqartë. Autopsia, që pritet të kryhet në orët në vijim, do të përcaktojë nëse shenjat e vërejtura në qafë lidhen me vde kjen dhe nëse ato i paraprijnë apo jo asaj, si edhe nëse ka pasur dhunë.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të identifikuar burrin e parë në shoqërinë e Aurorës dhe për të rindërtuar orët e fundit të jetës së saj.

Related Posts

Forbes! Samir Manes i rritet pasuria! Ja sa miliardë dollarë vlen tani, dhe sa fiton në ditë

Biznesmeni shqiptar Samir Mane ka rritur ndjeshëm pasurinë e tij dhe vijon të konsolidojë pozicionin në listën globale të miliarderëve të revistës Forbes. Sipas përditësimit më të…

Gjykata Amerikane jep vendimin e rende kunder Rames, Shqiperia do te…

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim. Kompania “Omni Bridgeway”,…

LARGOHUNI NGA TURQIA, SHBA jep ALARMIN? E vërteta e sulmit të Iranit mbi Turqinë

Analisti Olsi Jazexhi ka bërë një deklaratë që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi situatën e tensionuar në rajon. Duke komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike, ai ka folur…

Miri zgjidhet lideri i ri, Banori dërgon në nominim “dy çiftet”

Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi ‘flash’ që u hap në Prime. Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës,…

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e parë e Baden-Württembergut në Gjermani

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2 përqind të votave. Me këtë rezultat, partia, e udhëhequr nga kandidati kryesor Cem…

Si u bë doganieri i Kakavijës pronar resorti dhe përfitues i 15 mijë metrave katrorë nga Dhërmiu në Karaburun?

Alket Hyseni, xhambazi i task-forcës së Bablokut që grabiti 15 mijë metra katrorë në Dhërmi, figuron në dosjen penale 266/2016 për 342 hektarët e bregdetit dhe prej…