Sekuestrohet verë me vlerë 3 milion euro në banesën e Agasit

Dhjetëra shishe verë luksoze pa pullë fiskale, me një vlerë të përllogaritur rreth 3 milionë euro, janë sekuestruar në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente biznesmenë dhe, përmes dhunës, i detyronte ata të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT.

Burime hetimore bëjnë me dije se verërat janë konstatuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë njoftuar prokurorin e çështjes. Me urdhër të tij, është vendosur sekuestrimi i menjëhershëm dhe është informuar Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka proceduar me bllokimin e shisheve për shkak të mungesës së pullës fiskale dhe dyshimeve për shmangie të detyrimeve tatimore.

Sipas burimeve, një shishe verë kushtonte nga 7 deri në 10 mijë euro dhe bëhej fjalë për verëra të vjetruara nga 70 deri në 100 vjet. Gjatë veprimeve hetimore, është konstatuar edhe një tentativë për ndërrimin e shisheve, por kjo është bërë e pamundur pasi koleksioni ishte fotografuar dhe dokumentuar më herët në mënyrë të detajuar nga grupi i hetimit.

Koleksioni i verërave do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar burimin e ligjshëm të pasurisë dhe lidhjen e mundshme me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndaj të cilëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, vijojnë të jenë në kërkim, pasi ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre nga autoritetet.

Në të njëjtin procedim penal, Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën dhe zv/drejtoreshën e AKSHIT. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesave për ndryshim mase, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të manipulimit të tenderave.

Related Posts

Zjarri dogji pallatin! Pas rindertimit 100%, Edi Rama jep lajmin e dyte TE MADH per banoret e prekur

Banorët e prekur nga zjarri që dogji 30 apartamente në një pallat në zonën pranë Farmacisë nr. 10 në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri…

Hetimet për vd*kjen e Mirtos marrin kthesë të re, një pjesë e filmimeve të hotelit ishin fshirë, janë përfshirë njerëz të tjerë

Autoritetet konstatuan mungesën e një pjese të rëndësishme të videos nga kamera e hotelit, që mbulon zonën ku dyshohet se u la 19-vjeçarja. Hetimi për vd ekjen…

“Kryente marrëd*hënie me konkurrentët e Për’puthen”/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: Vetëm unë ta di sekretin! (FOTO)

Deklaratat e bëra nga opinionisti Arjan Konomi gjatë puntates së emisionit “Goca dhe Gra” kanë ndezur reagime të forta në rrjet. Në qendër të debatit u vendos…

E mbani mend Borëbardhën? Ja si duket pas 56 vitesh – mezi do ta njihni!

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e Borëbardhës në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më…

Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vd*kur ose të zhdukur pa gjurmë

Shtëpia e Bardhë dhe FBI po hetojnë një seri vd ekjesh dhe zhdukjesh që përfshijnë 11 persona të lidhur me kërkime sekrete ushtarake, bërthamore dhe ajrore në…

Dy SHENJAT me më shumë FAT: E shtunë 18 prill 2025

Shenja e parë me më shumë FAT, për ditën e nesërme, e shtunë 18 prill 2025, është DEMI: Në ditën e Hënës në qiellin tonë, le të…