DHIMBJE! Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një hemorragjie cerebrale.

Lajmin e ka dhënë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i cili shkruan se Nikolla në momentin që ka pësuar hemorragjinë cerebrale, po udhëtonte nga Fieri në Tiranë, ku do të merrte pjesë në një mbledhje të UGSH. Edhe pse mjekët tentuan ta mbanin në jetë, pas 48-orësh gazetari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Marin Nikolla ishte administrator i dy faqeve online, të cilat kryesisht mbulonin zhvillimet nga Fieri.

“Ndërsa po udhëtonte nga Fieri drejt Tiranës, për të marrë pjesë në veprimtarinë vjetore të UGSH në Tiranë, ditën e martë, gazetari Marin Nikolla, pas një hemorragjie cerebrale, ndahet nga jeta në spitalin “ Nënë Tereza”.

Kanë qenë rreth 48 orë përpjekje e trupës së mjekëve për ta mbajtur në jetë, por goditja ka qenë fatale.

Marini ishte një gazetar i ri aktiv dhe me ambicie kontribuese jo vetëm në mediat e reja, kryesisht në mediat vendore në Fier, por edhe në lëmi të ndryshme të jetës publike.

Ai përfaqësonte një qytetar model me interesa dhe vlera të qëndrueshme morale e shoqërore.

Vlerësohej nga kolegë të ndryshëm për sjelljen korekte, natyrën humane dhe sjelljet e përgjegjshme.

Spikati vitet e fundit për pasionin e vet ndaj mediave të reja duke qenë njëherësh administrator i dy online-ve, ku pati hapësirë jo vetëm për entitete të cilësishme qytetarësh por edhe për aktorë kulturorë e turistikë.

Ai ishte aktiv në jetën e UGSH qarku Fier dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e organizarës sonë.

Marini ishte një koleg i dashur dhe që e shtonte besimin dhe respektin ndaj vetvetes.

UGSH shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve për humbjen e një miku dhe kolegu të dashur.

Ngushëllime familjes Nikolla!”, thuhet në reagimin e UGSH-së.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Nikollës, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili shkruan se gazetari iku shpejtë dhe në mënyrë të beftë nga kjo botë.

“Lamtumirë njeriu i mirë, Marin!

Iku shpejt dhe në mënyrë të beftë nga kjo jetë një njeri i mirë, Marin Nikolla.

Një idealist, si shumë pakë në moshën e tij, një mendjehapur dhe njeri që rrezonte vetëm mirësi dhe paqe me këdo.

Ngushëllime të siqerta familjes dhe të afërmëve të Marinit.

Zoti ju dhëntë forcë!”, shkruan Tavo.

Ndërsa po ashtu, miqtë e Nikollës kanë reaguar në rrjetet sociale me dedikime për gazetarin.

Related Posts

PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KË*CËNON Ermionën. Kërkohet përjashtimi i tij

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon. Gjatë debatit me tone të…

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura…

Ky njeri vuan nga tripofobia – A e dini çfarë është kjo sëmundje e pazakontë?

Ky njeri vuan nga tripofobia, një frikë ose neveri e fortë ndaj vrimave të vogla të grumbulluara pranë njëra-tjetrës. Shumë persona ndihen keq kur shohin pamje si…

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…