Lamtumirë përgjithmonë – Kometa ndëryjore 3I/ATLAS kaloi pranë Tokës për të humbur sërish në Hapësirë

3I/ATLAS po largohet nga Toka me shpejtësi dhjetëra kilometra në sekondë. Ja si e dimë se bëhet fjalë për një kometë

Vetëm gjashtë muaj pasi u zbulua në “lagjen” tonë kozmike, kometa e rrallë ndëryjore 3I/ATLAS kaloi të premten pranë Tokës dhe vazhdoi udhëtimin e saj të përjetshëm mes yjeve.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, vizitori ndëryjor iu afrua Tokës në distancën minimale prej 270 milionë kilometrash, pothuajse dy herë më larg se distanca Tokë–Diell.

Ajo do të mbetet e dukshme për teleskopët tokësorë dhe hapësinorë edhe për disa javë, përpara se të humbasë përgjithmonë në zbrazëtinë e Hapësirës.

3I/ATLAS, vetëm objekti i tretë ndëryjor që është vërejtur ndonjëherë gjatë kalimit nëpër Sistemin Diellor, është objekti më i shpejtë i regjistruar në këtë sistem, duke lëvizur me mbi 60 kilometra në sekondë.

Teksa i afrohej Diellit, duke ardhur nga drejtimi i qendrës së Galaktikës, objekti filloi të çlironte gaze dhe pluhur, ashtu siç ndodh me të gjitha kometat kur nxehen.

Në total, 15 misione të ndryshme të NASA-s regjistruan komën karakteristike të 3I/ATLAS, një re sferike gazi dhe pluhuri rreth bërthamës së kometës, si dhe bishtin e zbehtë që ajo lë pas.

3I/ATLAS në një imazh të anijes MAVEN, e cila ndodhet në orbitë rreth Marsit. Koma e kometës ka një diametër prej rreth 1.500 kilometrash (NASA/JPL-Caltech/University of Arizona).

Kometat, të përbëra nga një përzierje pluhuri, shkëmbinjsh dhe akulli, konsiderohen mbetje që kanë mbetur nga formimi i yjeve dhe planetëve.

3I/ATLAS konsiderohet kështu një lloj “kapsule kohore”, e cila mund të ofrojë të dhëna mbi lindjen e sistemeve planetare shumë të largëta. Vlerësohet se ka një moshë deri në 7 miliardë vjet, duke qenë kështu shumë më e vjetër se vetë Sistemi Diellor, i cili është rreth 4,6 miliardë vjeç.

3I/ATLAS është vetëm objekti i tretë ndëryjor i njohur deri më sot.

Vizitori i parë ndëryjor në historinë e astronomisë ishte ‘Oumuamua’, i zbuluar në vitin 2017, i cili nxiti teori për një anije jashtëtokësore, përpara se të provohej se ishte mbetje e një komete ose fragment i një objekti më të madh. I dyti ishte kometa 21/Borisov në vitin 2019.

Pozicioni aktual i kometës shfaqet në faqen “Eyes on the Solar System” të NASA-s.

Nisma kërkimore “Virtual Telescope Project” kishte planifikuar të transmetonte drejtpërdrejt të premten pamje të kometës nga teleskopë robotikë në Itali.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nisja e transmetimit u shty për në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, sipas orës së Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KË*CËNON Ermionën. Kërkohet përjashtimi i tij

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon. Gjatë debatit me tone të…

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura…

Ky njeri vuan nga tripofobia – A e dini çfarë është kjo sëmundje e pazakontë?

Ky njeri vuan nga tripofobia, një frikë ose neveri e fortë ndaj vrimave të vogla të grumbulluara pranë njëra-tjetrës. Shumë persona ndihen keq kur shohin pamje si…

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…