Gjysma e shqiptarëve jashtë/ 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, kryeson Italia

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej jetojnë jashtë sipas Botimit Diaspora në Shifra.

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend.

Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm rreth 5% janë mbi 65 vjeç, çka e bën atë një burim të rëndësishëm potencial për tregjet e punës në vendet pritëse.

Historikisht, migrimi i shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe i larmishëm, duke nisur që nga shekujt XV–XVI e deri te valët masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporës së vjetër”, të formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatë periudhës 1945–1990, dhe “diasporës së re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rënies së komunizmit. Në këtë fazë të fundit, destinacionet kryesore kanë qenë Greqia, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Europës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende.

Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ 2.2 milionë shtetas shqiptarë

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë./Marrë nga Monitor

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

“Hajde këtu mor plehrë”, qytetarja zë mat maniakun e pallatit, ai ikën me vrap

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues të ndodhur në pallatin ku ajo banon. Sipas saj, një person i panjohur, djalë i ri në moshë, i cili…

Çështja Balluku: Skandali që po ‘vlon’, për ç’video s*ksuaIe dhe hetime po flet media austriake?

Media austriake Exxtra24 i ka kushtuar një analizë të gjatë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku….

Marsi 2026 sjell zhvillim dhe para? Zbulo mesazhin sekret të numrit tënd sipas ditës së lindjes

Nëse dëshiron të dish ç’të pret në muajin mars 2026, numerologjia sugjeron se dita e lindjes tënde jep një perspektivë të veçantë për energjitë dhe ngjarjet që…

Kush do hapë Kutinë e Pandorës? Zbuloni çfarë do ndodhë sonte: Një mënyrë e PAZAKONTË eliminimi

Spektakli i mbrëmjes së sotme i “Big Brother VIP 5” pritet të jetë një nga netët më të forta dhe më të papritura të këtij sezoni. Sipas…

‘Je rrotë k**i’ Shpërthen debati në studio, i ftuari ofendon ish-banorin e BB dhe largohet nga emisioni

Një situatë e papritur tensioni ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Zgjohu me MCN”. Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj,…

Kutia e Pandorës TR0NDIT shtëpinë, një LAJM I PAPRITUR do të SHTANG banorët! Ja cfarë pritet të ndodh sonte në BBVA

Spektakli i mbrëmjes së sotme i “Big Brother VIP 5” pritet të jetë një nga netët më të forta dhe më të papritura të këtij sezoni. Sipas…