Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, drejtuesi i programit televiziv largohet nga studio: Shihemi te shtëpia!

Produkti Produksioni i Big Brother VIP Albania ka konfirmuar banorin e parë të edicionit të pestë të këtij reality show, raporton noa.al.

Angelo Haruni, i cili drejton emisionin e përditshëm Top Talk në Top Channel, deri vonë gazetar ekonomie në A2, është konfirmuar zyrtarisht si banori i parë i “Big Brother VIP Albania” 5, i cili nis nesër në ora 21:15.

Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik në Top Channel ‘Top Talk’, njoftoi se është gati të nisë garën në ‘reality show-n’ më të ndjekur në Shqipëri.

Pasi hoqi kollaren, Haruni u shpreh se në “BBV” do t’i tregojë publikut veten, pa filtra dhe pa formalitete.

“Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5.

Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj.

Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot.

Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund. Faleminderit për gjithçka. Tani… shihemi brenda shtëpisë”, tha Haruni.

Related Posts

PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KË*CËNON Ermionën. Kërkohet përjashtimi i tij

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon. Gjatë debatit me tone të…

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura…

Ky njeri vuan nga tripofobia – A e dini çfarë është kjo sëmundje e pazakontë?

Ky njeri vuan nga tripofobia, një frikë ose neveri e fortë ndaj vrimave të vogla të grumbulluara pranë njëra-tjetrës. Shumë persona ndihen keq kur shohin pamje si…

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…