Çfarë është “prerja e flokëve YSL”: Prerja e flokëve të viteve ’70 me volum të pasur që ka përmbytur rrjetet sociale

Çfarë është “YSL haircut”: prerja e frymëzuar nga vitet ’70 me volum të pasur që ka pushtuar rrjetet sociale

Kjo prerje retro me tharje ajrore rikthen fuqishëm frymën e viteve ’70, por të përshtatur me estetikën moderne dhe elegancën e modës së lartë. Femërore, e guximshme dhe absolutisht aktuale, ajo ka arritur tashmë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Frymëzimi i ri u zbulua përmes një postimi të thjeshtë në Instagram nga hairstylisti Dimitri Gianneto. Në foto, Kourtney Kardashian shfaqet me flokë të dendur dhe voluminozë, të formuar në onde të mëdha, të buta dhe me shkëlqim, duke mishëruar në mënyrë perfekte glam-in e viteve ’70 në një version bashkëkohor.

Me titullin e shkurtër por domethënës “The YSL Cut”, stilisti i bën homazh estetikës së shtëpisë Saint Laurent dhe vizionit të saj të përjetshëm: një feminitet plot vetëbesim, dinamik dhe paksa rebel.

YSL cut bazohet te volumi dhe lëvizja. Gjatësitë ruhen, ndërsa shtresëzimi është i lehtë dhe i përqendruar kryesisht rreth fytyrës, për të krijuar një efekt natyral dhe ajror.

Tharja e duhur është çelësi i suksesit: volum në rrënjë, butësi në gjatësitë e flokëve dhe onde të gjera që kornizojnë fytyrën pa u dukur të ngurta apo të sforcuara. Një balluke e stilit Bardot mund ta kompletojë pamjen, duke i shtuar edhe më shumë intensitet.

Si ta realizoni “YSL cut” në shtëpi

Përgatitja e saktë bën gjithë diferencën dhe ju lejon ta arrini këtë look edhe vetë në shtëpi. Filloni me flokë të lagur, duke aplikuar një produkt të lehtë për volum në rrënjë dhe një krem stilimi fleksibël në gjatësitë e flokëve, për të kontrolluar frizz-in.

Më pas, thajini me tharëse duke përdorur një furçë rrethore mesatare ose të madhe. Ngrini rrënjët dhe ktheni butësisht majat drejt jashtë, për të krijuar lëvizje natyrale dhe gjallëri.

Nëse dëshironi ta theksoni edhe më shumë frymën e viteve ’70, kaloni lehtë flokët me një hekur kaçurrelash me cilindër të gjerë, duke alternuar drejtimin e ondeve për një rezultat më natyral. Përfundoni me një spray shkëlqimi ose një produkt fiksues shumë të lehtë, të aplikuar nga distanca, në mënyrë që flokët të mbeten të ajrosur dhe fleksibël.

Related Posts

“Hajde këtu mor plehrë”, qytetarja zë mat maniakun e pallatit, ai ikën me vrap

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues të ndodhur në pallatin ku ajo banon. Sipas saj, një person i panjohur, djalë i ri në moshë, i cili…

Çështja Balluku: Skandali që po ‘vlon’, për ç’video s*ksuaIe dhe hetime po flet media austriake?

Media austriake Exxtra24 i ka kushtuar një analizë të gjatë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku….

Marsi 2026 sjell zhvillim dhe para? Zbulo mesazhin sekret të numrit tënd sipas ditës së lindjes

Nëse dëshiron të dish ç’të pret në muajin mars 2026, numerologjia sugjeron se dita e lindjes tënde jep një perspektivë të veçantë për energjitë dhe ngjarjet që…

Kush do hapë Kutinë e Pandorës? Zbuloni çfarë do ndodhë sonte: Një mënyrë e PAZAKONTË eliminimi

Spektakli i mbrëmjes së sotme i “Big Brother VIP 5” pritet të jetë një nga netët më të forta dhe më të papritura të këtij sezoni. Sipas…

‘Je rrotë k**i’ Shpërthen debati në studio, i ftuari ofendon ish-banorin e BB dhe largohet nga emisioni

Një situatë e papritur tensioni ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Zgjohu me MCN”. Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj,…

Kutia e Pandorës TR0NDIT shtëpinë, një LAJM I PAPRITUR do të SHTANG banorët! Ja cfarë pritet të ndodh sonte në BBVA

Spektakli i mbrëmjes së sotme i “Big Brother VIP 5” pritet të jetë një nga netët më të forta dhe më të papritura të këtij sezoni. Sipas…