Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Vlorë pas tre javësh, në pranga babë e bir

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre javë më parë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e jashtme të një banese. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, babë e bir, të akuzuar për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ngjarja u zbardh në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Drejtoria Vendore e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë. Të arrestuarit janë shtetasit D. G., 59 vjeç, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të dy kanë mbajtur në banesën e tyre një automjet tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Ky automjet dyshohet se është përdorur më 29 nëntor 2025 për t’u afruar pranë banesës së një shtetaseje, ku është vendosur lënda plasëse në portën e jashtme të banesës.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Policia e Vlorës ka arrestuar Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, të dyshuar si autorët e vendosjes së tritolit në banesën e nënës së Gentian Zotos.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;

F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.

Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Related Posts

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…

Tr*nditëse! I biri dyshohet se vr*u nënën për 10 mijë lekë – detajet po SH0K0JNË të gjithë

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik, pasi një i ri dyshohet se ka vr*rë nënën e tij pas një konflikti për një shumë prej 10…

A DUHEJ TE ISHTE MATEO FITUESI?

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të…