Brαktisi foshnjën e porsalindur në ballkon, 20-vjeçarja punonte si pastruese në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e rëndë që tronditi Tiranën, ku një shtetase e huaj 20-vjeçare është arr estuar, e dyshuar për veprën penale “Vr asja e foshnjës”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se e reja, e identifikuar si Ayu Putri, me shtetësi indoneziane, kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, së bashku me disa vajza të tjera, me të cilat banonte në një apartament me qira në kryeqytet. Të rejat ishin të punësuara si pastruese në biznese të ndryshme.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 20-vjeçarja ka qenë shtatzënë rreth pesë muaj në momentin e mbërritjes në Shqipëri. Rreth dy muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë foshnjën, e cila dyshohet se më pas është lënë e braktisur në ballkonin e banesës ku jetonte.

Hetimet kanë evidentuar se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, e reja ka kaluar episode të forta stresi dhe gjendje të rënduar psikologjike, elemente që po analizohen nga organet hetimore.

Pas lindjes, shoqet e saj kanë konstatuar situatën dhe kanë njoftuar pronarin e apartamentit, i cili më pas ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Foshnja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Fillimisht, për shkak të rrethanave të rastit dhe gjendjes së nënës, procedimi penal ishte ndjekur në gjendje të lirë. Megjithatë, pas vlerësimit të akteve dhe vendimit të Gjykatës, është lëshuar urdhri i ndalimit, i cili është ekzekutuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive në këtë ngjarje të rëndë.

Related Posts

Dita që ndan fatin nga sprova: ja 3 shenjat më me fat dhe 3 më të pafavorizuara sipas Brankos (e diel 21 dhjetor)

Fati i buzëqesh: Bricjapit, Virgjëreshës, Demit. Kujdes i shtuar: Dashit, Gaforres, Peshores Solstici i Dimrit dhe hyrja e Diellit në Bricjap sjellin një ndryshim të fortë energjie….

Ilir Vrenozi bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama!

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos…

Deputeti i PD me te brendshme te kuqe ne Kuvend, demokratet i bejne ate qe nuk pritej (VIDEO)

Pasi ish-deputeti Ervin Salianji mbajti një “Foltore” në qytetin e Elbasanit, duket se situata në Partinë Demokratike dhe në degën lokale në Elbasan mbetet e tensionuar, teksa…

“Sherr në bυrg! Safet Bajri bën për spital dhëndrrin e Qazim Sejdinit

Një përplasje e rëndë fizike ka ndodhur pak ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku është rrahur Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite…

I FUNDIT/ Aksident i rëndë, katër persona të pI*gosur! Dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit – Paraburgimi i Elbasanit. Dy automjete janë…

Po vjen nje BEKIM tek FINANCAT! Njihuni me 3 Shenjat e Zodiakut qe nuk do bejne jete “FUKARAI”

Qielli i 20 dhjetorit sjell një ndryshim të papritur në energjitë që mbizotërojnë gjatë ditës, duke krijuar mundësi të forta për disa shenja dhe kërkesa për vëmendje…