Fundoset grupi mafioz/ Dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin…

Grupi kriminal i Gilberto Boatto, Paolo Pattarello, dy kryesorët, dhe i “shefit” të tretë, Loris Trabujo, janë dënuar në total të tre me 215 vite burg.

Dënimi total nga 136 vjet në shkallën e parë është rritur në 215. Dënimi i Boatto-s shkon nga 22 vjet e 7 muaj në 29 vjet e 2 muaj, ndërsa dënimi i Pattarello-s shkon nga 15 vjet e 7 muaj në 26 vite, ndërsa Loris Trabujo me 20 vite.

Stefania Pattarello dhe Marco Marcelli i kishin bindur gjyqtarët se ajo nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të partnerit të saj Trabujo, por u dënua gjithashtu me 6 vjet e 6 muaj, ndërsa vëllai i “shefit”, Denis Trabujo, u dënua me 15 vjet e 3 muaj, dhe nëna e saj, Lucia Marazzi, 6 vjet e 8 muaj.

Ndër pjesëmarrësit e tjerë në organizatën mafioze, janë Gianfranco Sedda (13 vjet), Enrico Marin (12 vjet e 7 muaj), Alessandro Duse (12 vjet), Christian Michielon (11 vjet e 5 muaj), Roberto Sorato (10 vjet e 4 muaj) dhe Anna Pegoraro (7 vjet e 8 muaj).

Të dënuar si bashkëpunëtorë të jashtëm janë Andrea Guarnieri (10 vjet), Roberto Zennaro (8 vjet e gjysmë), Denis Marcuzzo (7 vjet, gjithashtu i liruar nga akuzat në shkallën e parë), Melissa Stefanutto (6 vjet e gjysmë) dhe Francesco Rivellini (4 vjet). I vetmi person i mbetur i liruar nga akuzat është Giuseppe Marin (avokati i Marcellit).

Dënimet u lanë në fuqi për Sebastiano Goattin (9 vjet e 3 muaj) dhe Adriano Rizzi (8 vjet e 3 muaj).

Por kush janë tre bosët e kësaj mafie?

Gilberto Boatto (i njohur edhe me nofkën “Lolli”), konsiderohet si një nga krerët ose “kapot” e grupit të Mestre-s (i quajtur “Mestrini”), i cili ishte një krah i fuqishëm i Mala del Brenta-s. Ky grup kontrollonte aktivitete të shumta kriminale në Venecia.

Paolo Pattarello, gjithashtu identifikohet si një figurë kryesore brenda të njëjtit grup drejtues.
Sipas mediave italiane, aktivitetet e tyre dhe të grupit ku bënin pjesë përfshinin:

Trafik i drogës: Ky ishte burimi kryesor i të ardhurave, duke importuar sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes lidhjeve me mafian siçiliane dhe kolumbiane.

Kontrolli i transportit në Venecia: Grupi gondola të paligjshme që dërgonin turistët në hotele dhe dyqane të lidhura me klanet. Po ashtu ata dyshohet se janë të lidhur me ngjarje të tjera kriminale si, zhvatje, pastrim parash dhe fajde.

Paolo Pattarello ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme edhe gjatë proceseve gjyqësore. Në vitin 2022, gjatë një seance në sallën e gjyqit në Mestre, ai sulmoi dhe plagosi me një mjet prerës një tjetër të pandehur, Loris Trabujo, i cili konsiderohej si një nga pasardhësit e pushtetit në menaxhimin e gondolave turistike të Venecias.

Organizata e tyre u çmontua kryesisht në mesin e viteve ’90, por figura si Pattarello kanë mbetur aktive ose të përfshira në procese gjyqësore që lidhen me atë që quhet “Nuova Mala del Brenta”.

Ndërkohë Loris Trabujo është një tjetër figurë kyçe në procesin gjyqësor të njohur si “Mafia del Tronchetto” në Venecia, ku ai cilësohet si një nga drejtuesit e bashkëpunimit kriminal së bashku me Gilberto Boatto dhe Paolo Pattarello.

Ai njihet si pronar i një shoqërie të gondolave ujore në Venecia. Sipas hetimeve të Antimafias italiane (DIA), Trabujo ka shërbyer si “krahu operativ” në terren për e ish-Mala del Brenta (Boatto dhe Pattarello), duke përdorur biznesin e tij si mbulesë dhe mjet për të kontrolluar terminalet turistike.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi që synonte monopolizimin e shërbimeve të transportit turistik në zonën e

Tronchetto-s. Po ashtu akuzohet se ka detyruar transportues të tjerë dhe pronarë biznesesh t’u paguanin “gjoba” krerëve të organizatës.

Akuza të tjera lidhen me trafik droge dhe armësh.

Related Posts

Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku! (Video)

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë. Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e…

Je mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin? Flet gruaja e Mirit (Video)

Gruaja e Mirit, finalistit të Big Brother VIP Albania 5, ka rrëfyer për Top Channel emocionet e saj për natën finale. Gjatë intervistës ajo është shprehur se…

A e kuptuat pse në mbrëmjen finale Rogertit iu komunikua rezultati i izoluar, i vetëm në një dhomë të shtëpisë?

Gjithçka lidhet me një debat të ashpër që ai pati më herët me Mateon. I nervozuar, Rogerti i tha se nëse ai dilte para Mateos, do t’ia…

Tr*nditëse! I biri dyshohet se vr*u nënën për 10 mijë lekë – detajet po SH0K0JNË të gjithë

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik, pasi një i ri dyshohet se ka vr*rë nënën e tij pas një konflikti për një shumë prej 10…

A DUHEJ TE ISHTE MATEO FITUESI?

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të…