Ndahet nga jeta legjenda i mikrofonit sportiv

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda i mikrofonit sportiv.

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. U prehtë në paqe.

Related Posts

“Do të thosha se je gay, por…”, ish banorja e BBVA shpërthen ndaj Arjan Konomit

Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar opinionistit Arjan Konomi….

Horoskopi i së enjtes “godet” fort – ja cilat shenja do ndryshojnë fatin

Dashi Mos hezitoni te diskutoni hapur sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale. Vetëm ne këtë mënyrë do e kaloni fazën e…

Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që pIagosi të mὶturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë disa shtetas, kryesisht të…

Shfaqet në Adriatik peshku që mund të presë lëkurën tuaj si brisk/Studiuesit ngrenë alarmin!

Një specie e re tropikale po ngre shqetësim në Adriatik: bëhet fjalë për Acanthurus monroviae, i njohur si “peshku kirurg”, i cili mund të shkaktojë prerje të…

Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama…

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu…

I fundit, Rama thirret ne SPAK

Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të…