3 objektet që mbrojnë shtëpinë nga syri i keq dhe energjitë negative

Jeni ndier ndonjëherë keq pasi një person ka ardhur në shtëpinë tuaj? Keni vënë re se si gjendja juaj shpirtërore dhe humori kanë ndryshuar nga një moment në tjetrin? Çfarë duhet bërë? Për të pastruar energjinë nga shtëpia juaj ose ambienti i punës, mund të përdorni disa objekte të cilat sipas filozofisë feng shui, mund të ndryshojnë jetën tuaj. Ja cili është kuptimi i secilit prej këtyre objekteve:

Mbajtja e një pasqyre jashtë derës kryesore të shtëpisë, parandalon hyrjen e energjisë negative. Objekti përfshin një atmosferë misticizmi dhe misteri. Duke reflektuar me besnikëri gjithçka që ka përpara, pasqyra ‘ia kthen’ atij që i drejtohet. Në këtë mënyrë, negativiteti mbetet jashtë. Megjithatë, vendosja tek porta nuk është një ide e mirë sepse mund të pengojë edhe hyrjen e fatit dhe pozitivitetit.

Vendosja para dritares varet nga peizazhi që pasqyron. Nëse pamja është e shëmtuar, ose shikon nga ndonjë spital a mjedis i trishtuar, zgjidhni një vend tjetër sepse këto imazhe do të pasqyrohen brenda shtëpisë suaj. Në dhomën e gjumit, mos e lini në një pozicion që pasqyron njerëz që flenë. Në kuzhinë është mirë ta vendosni pas sobës. Mundësisht kujdesuni të reflektojë imazhe lulesh.

Kripa e trashë është e aftë të ‘mbërthejë’ dhe mbajë energjitë e mjedisit. Vendosni një gotë me kripë të trashë në shtëpi dhe do të liroheni nga negativiteti. Ndërrojeni çdo javë sepse zakonisht është e ngopur me energji. Mund ta vendosni edhe në një vazo transparente dhe në të të vendosni disa degë të thata. Kështu mund ta përdorni edhesi dekor. Kripa simbolizon forcën, pastrimin, rinovimin e energjisë dhe neutralizimin e syrit të keq.

Tërfili me katër fletë lidhet gjithmonë me fatin. Përveçse simbolizojnë elementet e natyrës (tokën, zjarrin, ujin dhe ajrin), simbolizojnë edhe ciklet e plota si për shembull katër stinët, apo fazat e hënës. Sipas përvojës popullore, fati është akoma më i madh kur e gjeni rastësisht. Pavarësisht faktit nëse e keni kërkuar ose jo, mbajtja e tij në shtëpi tërheq dashurinë, pasurinë dhe bollëkun. Nuk do të ketë hapësirë për negativitet.

Related Posts

Reagon Miri, ja çfarë thotë për Selinën pasi ajo u shpall fituese e BBVA5

Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës,…

“Nuk do të jem më i mirë!” – Trump kërcënon Iranin: Nëse s’pranoni marrëveshje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin, në vazxhdën e zhvillimeve të fundit, teksa Teherani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në Truth…

Lajm i madh për shqiptarët! Drejtori i Policisë firmos urdhërin, nuk do ndaloheni më rrugëve me makinë, por vetëm kur

Një nga urdhrat e parë që ka firmosur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, për riorganizimin e punës së uniformave blu, ka qenë heqja…

Dalin detajet e para nga termeti qe ra kete te diele

Greqia është tronditur nga një tërmet këtë të dielë. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet sizmike kishin një magnitudë prej 4.6 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit…

PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KË*CËNON Ermionën. Kërkohet përjashtimi i tij

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon. Gjatë debatit me tone të…

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura…